Policia e Tiranës nisit mbrëmjen e të martës një operacion të madh, për ekzekutimin e 40 urdhër-ndalimeve të lëshuara nga Prokuroria. Personat, për të cilët është prerë urdhër-ndalimi, akuzohen se kanë përgjegjësi ligjore për ndërtesat që u dëmtuan rëndë apo u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërkohë, Balkanëeb zbardhi emrat e disa prej personave të arrestuar deri në mbrëmjen e të martës nga policia. Në pranga janë vënë ish-zyrtarë të lartë të pushtetit vendor, arkitektë, urbanistë apo ndërtues.
Policia ndaloi Fatbardh Plakun, ish-kryetar i Komunës së Farkës dhe Besnik Fuçia ish-kreu i Komunës Kashara. Gjithashtu, në Luan Beta ish-drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Vorë. Në pranga janë vënë dhe ndërtuesit: Vjollca Hoxholli, Ali Dyrmishi dhe Pëllumb Fortuzi. Policia ka ndaluar edhe dy arkitekte, Stela Maze dhe Anila Harxhi, ndërkohë për personat e tjerë të ndaluar, ende nuk janë specifikuar detyrat që kanë pasur apo kanë.
Personat e arrestuar, janë të lidhur me përgjegjësi për dëmtimin e rëndë që pësuarn dhjetëra ndërtime në Tiranë nga tërmeti i 26 nëntorit. Për pasojë, shumë qytetarë kanë mbetur të pastrehë për shkak të prishjes së banesave. Ndërkohë, Prokuroria ka marrë dokumentacionin e banesave dhe objekteve të dëmtuara nga tërmeti në zonat e Farkës, Kasharit, Vorës, Kombinatit e Liqenit të Thatë.
Më poshtë është lista me 26 personat e ndaluar gjatë mbrëmjes të së martës, ndërsa 15 të tjerë janë shpallur në kërkim.
1. Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë (i ndaluar)
2. Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar (i ndaluar)
3. Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë (i ndaluar)
4. Stela Maze, arkitekte
5. Anila Harxhi, arkitekte
6. Merita Kushi
7. Bukurije Halili
8. Ali Dyrmishi (ndërtues)
9. Vjollca Hoxholli (ndërtuese)
10. Gerti Çalliku
11. Jani Ikonomi
12. Qirjako Gjergo
13. Sherbet Shehi
14. Naim Shehi
15. Ermir Çina
16. Adhurim Qehajaj
17. Gëzim Shkalla
18. Pëllumb Fortuzi (ndërtues)
19. Xhevahir Doda
20. Reis Muça
21. Hekri Disha
22. Agim Eski
23. Faik Fejzo
24. Zhaneta Tagani
25. Muhamed Felahi
26. Ndoc Pepkola