Axhendën e takimeve në Athinë, kryeministri Edi Rama, e ka nisur me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias.
Ka qenë vetë Dendias i cili ka publikuar foto nga takimi me kreun e qeverisë shqiptare, ndërsa shkruan se në fokus të bisedës janë marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë në BE si edhe zhvillimet në rajon.
Rama qëndron sot në Athinë pas vizitës zyrtare në Turqi. Gjatë vizitës në Greqi, kreu i qeverisë shqiptare do të pritet në një takim edhe nga homologu i tij, Kyriakos Mitsotakis.
Mes të tjerash bëhet e ditur se në fokus të bisedimeve mes Ramës, Mitsotakis dhe Dendias të jetë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare. Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama shkon në Athinë menjëherë pas vizitës në Turqi.