Dënimi i Skënderbeut, Takaj: Autor, Eduard Dervishi

Më të fundit


Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, doli të dielën në një deklaratë për mediat për të folur në lidhje me dënimin e konfirmuar edhe nga CAS për Skënderbeun, 10 vite përjashtim nga Europa dhe 1 milion euro gjobë. Takaj theksoi ndër të tjera se dënimi ka shumë pikëpyetje dhe e lidh atë edhe më federatën spanjolle të futbollit, atje ku punon edhe shqiptari Eduard Dervishi.

Të publikohen të gjitha dosjet, sepse ne e dimë sa të pafuqishëm jemi ndaj UEFA-s. Nuk kemi të bëjmë me një dënim të UEFA-s, por të personave të veçantë. Çdo dëshmitar anonim do dalë pa emër dhe do deklarojë. Nuk ka asnjë gërmë, as një njeri, që të ketë denoncuar. Deklarata e portierit të Krusader nuk është marrë parasysh.

Ai person ishte bixhozxhi. Tom Meiz e ka biznes. Për përfitime njerëzit nuk pyesin më për asgjë. Nuk dua t’i quaj të mirëqena indiciet që ai quhan prova. Nëse do t’i përkisnim një shteti të madh, janë më të mira raportet që shtypen dhe i çohen federative. Nëse do të ishim një shtet i madh, nuk do ishim dënuar. Ju shkon në mendje juve që Sportradari ka 10 vjet që monitoron Skënderbeun. Kur bën një krim nuk të lenë të vrasësh 15-20 që të quajnë fajtor. Skënderbeu u bë kurban për punë milionash. Problemi është se jemi vend i vogël dhe mund të eksperimentojnë, të bëjnë çfarë të duan.

Pse nuk u dënuan ata në Belgjikë? Në Spanjë dini ju të jenë dënuar nga UEFA. Pse nuk kanë shkuar këta zotërinj të ndihmojnë prokurorinë? Burimet tona na kanë thënë që emaili kërcënues ka ardhur nga Tirana, jo nga Korça. Në rregulloren e UEFA-s thuhet që të dënohet 1 klub duhet të jenë të përfshirë, president, lojtarë, staf. Në rastin tonë nuk ka të përfshirë. Dënohet një klub pa autor. Do e pranoja po të dënohesha vetëm unë.

Kurse kështu dënohet një qytet, një tifozeri, që për mua është më e mira. 300 kilometra kanë bërë tifozët e Skënderbeut dhe e kanë mbushur me 12 mijë e 500 tifozë “Elbasan Arenën”. Dyshoj që mund ta mbushë ndonjë klub. Kam një detyrim moral ndaj atij qyteti. Do vazhdoj projektin me Skënderbeun. Ai qytet do të ketë ekipin e futbollit dhe në nivele të larta. Nuk e di si do jetë pjesa e gjobës, që të marrim një vendim të dytë. Ne do marrim një vendim në të mirë të futbollit.

Pjesa e gjobës nuk është e mirëmenduar dhe e studiuar. Për një klub shqiptar është shumë e mirëmenduar 1 milion euro dhe 10 vjet pjesëmarrje. Këtu flitet për zhdukje. Nuk na dalin më shumë se 2 persona që janë marrë me dënimin e Skënderbeut. Çelësat e zyrës i ka Eduard Dervishi. I kemi mundësitë t’i vërtetojmë të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje. Nuk e di si është pjesa e pagesës së gjobë. Nuk është vetëm 1 milion euro. Po të qe vetëm 1 milion euro do bëhej një sakrificë e madhe. Është sikur ta hedhësh në kosh. Janë edhe 10 pjesëmarrje. Futbolli pa motiv, nuk shkon. Nuk mund të pretendosh që të ngresh një klub pretendent. Studioja jonë dhe avokati, janë referuar gjykatës federale. Ajo merret me provat. Studioja jonë në momentin që ka dorëzuar letrën për KAS-in ka dorëzuar edhe për gjykatën federale.

Në qershorin e vitit të ardhshëm do shprehet gjykata federale zvicerane. Çështja është regjistruar që në prill. Është e detyruar që Skënderbeu të vazhdojë të funksionojë. Na humb e drejta për të vazhduar çështjen, nëse nuk ekziston Skënderbeu. Sezoni i ri do të fillojë regullisht. Futbollistët kanë një garanci. Financat e tyre nuk do preken. Situata fillon edhe rëndohet. Ne jemi në gjendje të përcaktojmë një sezon të mirë. Nuk ka asnjë lloj bllokimi të lekëve nga UEFA. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kemi edhe bashkinë ortakun kryesor. Gjëja më e rëndësishme është që Korça duhet të ketë futbollin, të ketë ekipin dhe të vazhdojë me sukseset e vitit të fundit. Kemi mbështetje maksimale të bashkisë.

Dosja Skënderbeu është përpiluar në Tiranë shumë mirë dhe ka shkuar në Zvicër. E merrni vesh kush janë miqtë e zotit Dervishi dhe sa të informuar janë. Kanë nga ata që janë vetofruar për të dhënë dëshmi të reme, për lek. Studioja në Zvicër është nga më prestigjioze. Ata kanë besuar që në fillim te gjykata federale. Kishin dyshime që KAS-i mund të influencohet nga UEFA dhe kështu ndodhi. Dosja Skënderbeu është përpiluar në Tiranë shumë mirë dhe ka shkuar në Zvicër. E merrni vesh kush janë miqtë e zotit Dervishi dhe sa të informuar janë. Kanë nga ata që janë vetofruar për të dhënë dëshmi të rreme, për lekë. Studioja në Zvicër është nga më prestigjiozet. Ata kanë besuar që në fillim te gjykata federale. Kishin dyshime që KAS-i mund të influencohet nga UEFA dhe kështu ndodhi.



Skip to toolbar