Dënohet me 10 vite burg gruaja që mposhti Erdoganin në Stamboll

BOTA


Kryetarja e Partisë Popullore Republikane (CHP) për Stambollin, Canan Kaftancioglu është dënuar me rreth 10 vite burg për disa postime në Twitter vite më parë. Kaftancioglu njihet si gruaja që i mori Stambollin, Erdoganit pas 25 vitesh, së bashku me kandidatin e CHP për metropolin turk, Ekrem Imamoglu. 47-vjeçarja gjatë deklaratës së saj tha se ky ishte një vendim i marrë nga zyra e Presidentit Erdogan. “Ne fituam, 80 milionë turqit fituan. Nuk do të heq dorë nga mendimet dhe fjalët e mia pavarësisht verdiktit. Koha jonë ka filluar, ai humbi, ne fituam”, tha Kaftancioglu

Vendimi i gjykatës së Stambollit pritet të marrë formën zyrtare në Apel. Kaftancioglu do të qëndrojë e lirë deri në vendimin e Apelit, që nëse konfirmon vendimin e gjykatës për dënim, ajo do të vuaj 9 vite, 8 muaj dhe 20 ditë pas hekurave nën akuzat për “përhapje të propagandës terroriste” dhe “fyerje ndaj figurave publike, përfshirë Presidentin Recep Tayyip Erdogan”.

Në seancën gjyqësore Kaftancigolu shoqërohej nga mijëra persona, përfshirë kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, aktivistë të të drejtave të njeriut, zyrtarë të konsullatave nga shumë shtete që kishin dalë në mbrojtje të saj.



Skip to toolbar