Deputeti grek viziton Fredi Belerin: Hapi i radhës do jetë në BE

AKTUALITET


Deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos ka takuar këtë të premtë në qeli, kreun e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Në një prononcim për mediat, Syrigos tha se ndaj Belerit nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë, ndërsa paralajmëroi se hapi I radhës lidhur me këtë cështje, fatkeqësisht për Shqipërinë do të jetë në BE.

“Shkakton një dëmtim të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Kemi tre cështje këtu, e para, është shteti ligjor, e dyta prezumimi i pafajësisë për dikë që është zgjedhur kryetar bashkie dhe e treta nuk është e kuptueshme për ne, se përse një person I zgjedhur nuk mund të shkojë në zyrë për të bërë betimin.

Kjo është një cëshje shumë e madhe për ne, kjo s’ka të bëjë me burgosjen e tij. Kjo cështje është marrë në konsideratë nga BE dhe mund të bëhet një pengesë kryesore për procesin e integrimit të Shqipërisë që parashikohet të nisë së shpejti. Këto janë cështjet kryesore.
I di akuzat, pra ka akuza për korrupsion për zgjedhjet lokale, por vetëm në rastin e Fredi Belerit rezultoi me burgosje.

Ky është rasti i vetëm nga 31 raste të tjera. Ai ka qenë I burgosur edhe pse presupozimi I pafajësisë nuk është marrë në konsideratë, përse qeveria shqiptare nuk respekton të drejtat civile dhe nuk e lejon atë të bëjë betimin si kryetar bashkie. Nëse ky është rasti, ligji do kishte thënë nëse një person ka kryer krim, nuk mund të bëjë betimin por ligji nuk e thotë një gjë të tillë.

Pra, është një shkeljet e të drejtave civile. Hapi tjetër, do të ndodhë fatkeqësisht për Shqipërinë në BE, sepse BE luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës”, tha ai.



Skip to toolbar