Derbi në shifra: Tirana-Partizani, statistikat mes dy rivalëve të përjetshëm

Më të fundit


Të dielën në orën 19:00 do të zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, sfidë e vleshme për javën e 33-të të Kategorisë Superiore.

Ky takim do të jetë i zjarrtë jo vetëm për historinë e madhe të rivalitetit mes klubeve, por edhe për renditjen aktuale të kampionatit ku të dyja skuadrat synojnë katërshen finale, me Partizanin që është më e avantazhuar teksa ndodhet në vendin e tretë me 51 pikë, ndërsa Tirana ndjek me 5 pikë më pak.


Një nga dobësitë më të mëdha të Tiranës këtë sezon ka qenë pësimi i golave. Kjo gjë ka ndryshuar në ndeshjet e fundit.

Kryeqytetasit nuk pësojnë gol prej 4 takimesh. Më shumë se 360 minuta me portën e paprekur, u jep djemve të Erbim Fagut besim për prapavijën.

Nga ana tjetër, Partizani vjen në derbi nga një periudhë jo fort pozitive, teksa në 5 javët e fundit numërojnë pesë pikë. Gjithsesi në ndeshjen e fundit, të kuqtë mundën pastër 2-0 Dinamon në derbin tjetër të kryeqytetit dhe do të synojnë që të ruajnë vazhdimësinë.

Për sa i përket statistikave të prag derbit, 173 takime janë luajtur deri tani mes skuadrave në periudhën 1947-2024 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.

Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë deri më tani në derbi.

Sakaq, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një takim që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave për lojën e bukur dhe batutën për “ndryshimin” e orarit të punës.

Rezultati më i thellë i viteve të fundit është ai i vitit 2020, kur bardheblutë fitonin me shifrat 5-1, si shpagim për afro pesë vite pa fituar në duelet me Partizanin.

Partizani ka fituar më shumë sesa Tirana në derbi, plot 72 ndeshje. Bardheblutë numërojnë 47 fitore. 54 ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.

Ndeshja e 16 shkurtit përfundoi me shifrat 2-1 për “demat”, që nuk humbasin prej gjashtë derbesh radhazi.

– Ndeshjet e fundit dy skuadrave të kryeqytetit kanë përfunduar me këto rezultate:

12/10/13 Partizani-Tirana 1-0;
07/02/14 Tirana-Partizani 1-0;
22/03/14 Partizani-Tirana 1-1;
26/09/14 Tirana-Partizani 0-0;
08/ 12/14 Partizani-Tirana 2-0;
13/03/15 Tirana-Partizani 1- 2;
04/05/15 Partizani-Tirana 2-2;
03/10/15 Partizani- Tirana 1-0;
07/12/15 Tirana-Partizani 0-0;
04/03/16 Partizani- Tirana 2-0;
04/05/16 Tirana-Partizani 2-2;
25/09/16 Partizani-Tirana 0-0;
01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0;
20/ 02/17 Partizani-Tirana 2-1;
28/04/17 Tirana-Partizani 1- 2;
28/09/18 Tirana-Partizani 0-1;
30/11/2018 PartizaniTirana 2-1;
01/03/19 Tirana-Partizani 0-0;
12/05/19 Partizani-Tirana 2-1;
29/09/19 Tirana-Partizani 1-2;
13/12/ 19 Partizani-Tirana 1-2;
28/02/20 Tirana-Partizani 5-1;
10/ 07/20 Partizani-Tirana 1-1;
4/12/2020 Tirana-Partizani 0- 0);
21/01/2021 Partizani-Tirana 1-0;
13/03/21 Tirana-Partizani 1-2;
13.05/21 Partizani-Tirana 0-0;
25/10/21 Tirana-Partizani 1-1;
23/12/21 Partizani-Tirana 1-2;
05/03/ 2022 Tirana-Partizani 0-0;
07/05/2022 Partizani-Tirana 1- 2;
02/10/2022 Partizani-Tirana 0-2;
21/12/2022 Tirana-Partizani 0-1;
06/03/2023 Partizani-Tirana 2-0;
17/05/ 2023 Tirana- Partizani 1-1;
19/10/2023 Partizani-Tirana 2-1;
3/12/2023 Tirana-Partizani 1-1;
16/02/2024 Partizani-Tirana 2-1;




Skip to toolbar