Deschamps: Me Shqipërinë, asnjëherë e lehtë

SPORT


Trajneri i Francës, Didier Deschamps analizoi Shqipërinë në këndvështrimin e tij, për sfidën e së shtunë mbrëma, si dhe u ndal të flasë për mungesat dhe lojtarët e grumbulluar, duke u shprehur se ndeshjet kundër kombëtares kuqezi, janë gjithmonë të vështira.

Si e analizoni përfaqësuesen e Shqipërisë?


“Është një përfaqësuese që ka ndërruar trajnerin, i drejton Reja. Një trajner me eksperiencë, që ka ndryshuar sistemin e tyre. Ka lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë të rinj. Është një ekip koherent dhe shumë i disiplinuar. Ndaj Shqipërisë historikisht nuk ka qenë kurrë e lehtë. Pres një ndeshje të vështirë. Ka shumë motivim kur një skuadër përballet me kampionët e botës.”

A keni frikë nga mungesa e Kante, Pogba dhe Mbappe?

“Nuk kam frikë fare, ka shumë lojtarë që mungojnë, duke përfshirë edhe disa titullarë. Pësuam një humbje në Turqi, e dimë, ne kemi edhe 6 ndeshje për të luajtur dhe fillon me një fitore nesër mbrëma. Nuk do iu kërkoj lojtarëve ofensivë të bëjnë Mbappe-n, ata kanë regjistër tjetër.”

Mendimi yt rreth Matteo Guendouzi?

“Nuk duhet të kërkojë shumë, është lojtar i ri dhe ka ende shumë për të gjeneruar në skuadër. Ai luan shumë tek Arsenal, edhe pse ka konkurrencë të fortë. Është një mesfushor modern që luan në zona të ngushta me volum të lartë dhe kualitet teknik. Ai është lojtar shumë i ri, por me shumë potencial”.




Skip to toolbar