Dështimi i skemës së “Final Four”, luhet “kot” për vendet 3 dhe 4

AKTUALITET


Një anomali që s’ishte llogaritur nga FSHF-ja bën të pavlefshme një nga katër ndeshjet e “Final 4”.

Kualifikimi i Skënderbeut në “Final 4” dhe pamundësia e korçarëve për të shkuar në Kupat e Europës për shkak të dënimit që kanë nga UEFA, bën që tri ekipet e tjera ta kenë të siguruar automatikisht pjesëmarrjen në turnetë europianë, pavarësisht klasifikimit që do të mbartin në fund.

Kësisoj, ndeshja e planifikuar për të ndarë potencialisht se cili ekip do të shkonte në Europë mes humbëseve të gjysmëfinaleve, pra për vendet 3 dhe 4, është bërë automatikisht e pavlefshme, pasi nuk ka asnjë lloj rëndësie, sido që të jetë.

Ajo do të përcaktojë vetëm renditjen përfundimtare të “Final 4” dhe do të shërbejë për pak para, që do të mbledhë FSHF-ja nga biletat, por pa vlerë sportive për ekipet pjesëmarrëse, cilado qofshin ato.

FSHF-ja ka parashikuar që finalja për vendin e tretë dhe të katërt të luhet më 24 maj, ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.



Skip to toolbar