Detajet për shpëtimin e Alvin, mediat italiane: Operacion i paprecedentë

AKTUALITET


E përditshmja italiane La Repubblica e ka cilësuar një operacion të vështirë dhe të paprecedentë, kthimin në shtëpi të Alvin Berishës, ndërsa shton se asnjë fëmijë nuk është shpëtuar më parë nga kampet e luftës në Siri.

“Alvin por kthehet në shtëpi, në Itali. Fëmija i marrë nga nëna e tij që luftoi me Isis është rrugës për në Itali.  11-vjeçari shqiptar do të vijë nga Bejruti në Romë falë një korridori humanitar të krijuar nga Kryqi i Kuq me Gjysmëhënën e Kuqe dhe falë një operacioni bashkëpunimi ndërkombëtar i drejtuar nga prefekti Vittorio Rizzi, dhe forcat ROS, me pjesëmarrjen e autoriteteve shqiptare.  Alvin do të merret në kufirin midis Sirisë dhe Libanit.

Gëzim dhe pritje për Alvin Berishën, fëmijën 11-vjeçar shqiptar – lindur në Itali, banues në Barzago, në provincën Leço – i cili ishte rrëmbyer në Itali 5 vjet më parë nga nëna e tij luftëtare e Isis e cila më pas e la jetim pasi vdiq në kampin e refugjatëve, ndër më populluarit dhe më të rrezikshmit në Siri.

Një operacion i paprecedentë,  sepse asnjë fëmijë nuk është liruar më parë nga një kamp i refugjatëve sirianë që nga fillimi i luftës, që është rezultat i një sinergjie të krijuar nga Scip del Viminale (Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor), në marrëveshje me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Këshillin e Ministrave”, shkruan La Repubblica.



Skip to toolbar