Juve, Bayern e PSG kalojnë në 1/8, Real merr kreun

SPORT


Juventus, Bayern Mynih dhe PSG janë tre skuadrat e para që sigurojnë kualifikimin në 1/8 e Champions League. Juventusi mori kryesimin e grupit D me 10 pikë pasi fitoi 2-1 në Moskë ndaj Lokomotivës. Ramsey u dha shumë shpejt avantazhin bardhezinjve por vendasit arritën të barazonin me Miranchuk në minutën e 12-të. Goli i kualifikimit ishte spektakolar dhe erdhi nga braziliani Douglas Costa në kohën shtesë. Juvja kalon më tej kur duhen edhe dy ndeshje për herë të parë që prej vitit 2009.

Atletico Madrid është mposhtur në Gjermani 2-1 nga Bayer Leverkusen dhe shtyn kualifikimin për më tej. Ekipi gjerman të paktën futet në lojë për vendin e tretë. Real Madrid bën “gallatë” me turqit. Madrilenët mposhtën 6-0 Galatasaray në “Bernabeu” dhe i afrohen kalimit në 1/8 pasi mbajnë vendin e dytë në grupin A me 7 pikë. Shkëlqeu talenti Brazilian Rodrygo me tre gola. Dy herë shënoi Benzema dhe kapiteni Ramos me penallti.


Goli i Mauro Icardit i mjaftoi PSG-së për të mposhtur 1-0 Club Brugge dhe të sigurojë kalimin në 1/8 kur duhen edhe dy ndeshje. Bayern Mynih mposhti 2-0 Olympiacos dhe me katër fitore radhazi siguron kalimin më tej. Lewandowski dhe Perisic ishin autorët e golave ndaj grekëve.

Tottenham e mposhti Crvena Zvezdën për herë të dytë radhazi dhe i afrohet kalimit në fazën me eliminim direkt. 4-0 fituan londinezët në Beograd. Atalanta morri pikën e parë në grupet e Champions. Ndeshja e grupit C ndaj Manchester Cityt-t në “San Siro” u mbyll 1-1 me golat e Sterling dhe Pasalic. Dinamo Zagreb-Shakhtar u mbyll 3-3.




Skip to toolbar