Deti në Hagë, Basha: Faza përgatitore me qeveri të dalë nga zgjedhje të lira

Më të fundit


Kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar që duhet nisur urgjentisht faza paraprake për ta çuar çështjen e detit në Hagë për të rënë dakord me Greqinë për një marrëveshje të pranuar.

Basha ka theksuar se qëndrimi i PD prej 10 vitesh nuk ndryshon dhe kjo çështje duhet trajtuar nga organet e drejtësisë ndërkombëtare.

Nga ana tjetër ai ka theksuar se ky nuk është momenti i duhur për fazën paraprake, pasi qeveria aktuale s’ka legjitimitet dhe madje nuk është as e përgatitur. Ai shton se nëse i lihet në dorë Ramës kjo fazë atëhere përbën rrezik të interesave kombëtare.

“Prej 10 vitesh pas vendimit të GJK, pikëpamja im dhe PDka qenë që duhet trajtuar nga organet e drejtësisë ndërkombëtare. Sot Shqipëria ka nevojë të përgatisë urgjentisht fazën paraprake se duhet punë shumë e madhe. Ky nuk është moment i përshtatshëm. Kjo qeveri s’ka as legjitimitet, madje as përgatitje, madje referuar dhe deklarimet e kryeministrit mund te përbëjë rrezik për interesat kombëtare nëse i lihet në dorë. Faza paraprake është punë shumë voluminoze. Kjo çështje duhet trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare, por duhet që ky hap të ndërmerret nga një qeveri legjitime. Procesi para këtij hapi është shumë voluminoz, në çdo aspekt”, tha Basha.



Skip to toolbar