Burgu i Zaharisë do të mbyllet

AKTUALITET


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një interpelancë të thirrur nga deputeti Lefter Maliqi deklaroi se prioritet i qeverisë është lufta ndaj krimit.

Gjatë fjalimit të saj nga foltorja e Kuvendit, ministrja pohoi se vitin që vjen do të nisë një investim i ri, duke mbyllur kështu pas 30 vitesh burgun e Zaharisë në Krujë. Mes të tjerash ajo u ndal dhe tek greva e të burgosurve në Peqin, të cilët janë kundër regjimit 41/Dis.


“Kur mora drejtimin e ministrisë së Drejtësisë, gjendja e burgjeve, fliste vet se ku ndodhej. Ndryshimi rrënjësor prej 2017 preku ndryshime në sistemin penitenciar. Kemi ende punë përpara për të qenë aty ku synojmë ë. Në këto 3 vite kemi arritur që të bëjmë reformë të rëndësishme të sistemit peniteciar.

Partnerët ndërkombëtar janë kritikët më të mëdhenj dhe udhërrëfyesit për të vijuar reformat. Zbatimi i regjimit 41 bis, nëse dikujt në këtë sallë dhe jashtë saj mund t’ju vijë keq, ka rezultuar sukses. Filtri i sigurisë në burgje është rritur. Si për takime dhe futjen e sendeve të ndaluara. Sot janë 110 të dënuar në këtë regjim që kanë thyer rënd rendin dhe sigurinë në burgje. Për herë të parë pas 10 vitesh u rrit paga e punonjësve të burgjeve. Këtë rritje pagash, që është historike për këtë sistem, rritja ka qenë me 11 %. Lëvizjeve të padrejta iu kemi dhënë fund.

Interesin tim ka burgu Zahari Krujë, që të mbyllet përfundimisht. Jemi duke marrë masa që me një investim të ri, të mbyllim Zaharinë pas 30 vitesh. Do jetë kjo qeveri që do të mbyllet përfundimisht. Që ata të dënuar të moshuar që ndodhen aty të transferohen diku tjetër. Shqetësim për mua ka qenë dhe refuzimi i ushqimit, ku epiqendër ka qenë burgu i Peqinit, që nisi si reflektim i vendimeve të marra për regjimit 41 Bis, për të cilat po investigojmë se lidhjet e botës së krimit me 41/Bis, ku përveç hetimit që po kryhet ka një procedim në prokurorinë e Elbasanit.”, tha Gjonaj.




Skip to toolbar