Dhjetëra të shoqëruar në Tropojë, Gjyriqi u vra me breshëri

AKTUALITET


Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në qytetin e Tropojës ku mbeti i vdekur Guxim Gjyriqi, pronar i një pike karburanti dhe i një lokali, ndërsa policia ka shoqëruar dhjetëra persona në komisariat. Personat e shoqëruar po merren në pyetje për të zbardhur më shumë mbi konfliktet që mund të ketë pasur viktima Gjyriqi, i cili është kushëriri i parë i Fatmir Haklaj.

Sipas dëshmive të para, autorët e vrasjes së Guxim Gjyriqit po e prisnin jashtë lokalit dhe më pas në ecje e sipër me automjet e qëlluan me breshëri automatiku.

Më pas autorët u larguan në drejtim të paditur duke shfrytëzuar dhe errësirën ndërkohë që automjeti është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pamjet i janë shpërndarë gjithë komisariateve të Rajonit Verilindor.

Policia është njoftuar pak pas mesnate nga banorë të zonës në momentin e ngjarjes.

Pistat e dyshuara të vrasjes janë për konflikte të kohëve të fundit ose për shkak të konkurrencës. Guxim Gjyriqi ishte person pa precedent të mëparshëm kriminal.



Skip to toolbar