Dhuna në PD, Ambasada britanike: Jemi të shqetësuar, uluni në dialog

AKTUALITET


Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka dënuar dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Sali Berishës ditën e sotme, që shqyen dyert duke u futur brenda partisë.

“MB është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e PD. I bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin dhunën.

Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike & ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale” mbyllet reagimi i Ambasadës britanike në Tiranë.



Skip to toolbar