Ka zgjatur 2 orë e 40 minuta marrja në pyetje e Sali Berishës në Prokurorinë e Tiranës. Ish-kryeministri u thirr për të dëshmuar në lidhje me protestën e 8 Janarit në selinë e PD.
Ish-kryeministri shkoi në Prokurori në orën 11:00.
Protesta në fjalë u shoqërua me episode dhunë, ku përkrahës të Berishës tentuan të futeshin në seli, ndërsa hapën me dhunë disa dyer dhe thyen xhamat e dritareve të katit të parë dhe të dytë. Ish-kryeministri Berisha është treguar i përpiktë me orarin e tij, madje ka mbërritur pak minuta para orës 11:00, orar kur ishte thirrur që të paraqitej në organin e akuzës.
Për incidentet u arrestuan 34 persona, të cilët u liruan dje nga gjykata.