Dhunoi nënën, motrën dhe vrau shokun, kush është autori i krimit në Bulqizë

AKTUALITET


Mëngjesi i të enjtes ka qenë tronditës për banorët e Bulqizës, pasi pas një sherri mes dy të rinjve, mbeti i vrarë me thikë njëri prej tyre. Mësohet se viktima është 20-vjeçari Arlind Pasha, ndërsa autori i ngjarjes është 22-vjeçari Fatjon Keta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Bulqizës paraditen e së enjtes, ku dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjtetrin, dhe më pas, Fatjon Keta ka qëlluar për vdekje Arlind Pashën.

Të dy të rinjtë, mësohet se kanë qenë shok me njëri-tjetrin, pasi shoqëroheshin çdo ditë bashkë. Nga raportimet paraprake mësohet se autori i vrasjes, Fatjon Keta, është arrestuar nga policia. Ai dyshohet se ka qenë njeri problematik në lagje, ndërsa mëngjesin e të enjtes, para se të kryente krimin, Fatjon Keta ka dhunua nënën dhe motrën e tij në shtëpi.

Autori i krimit të rëndë ka qenë dhe më parë i shoqëruar në komisariat, por është lënë i lirë. Ai dyshohet se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe mbate thikë me vete përherë. 20-vjeçari Arlind Pasha humbi jetën gjatë kohës që transportohej për në spitalin e Bulqizës pas plagëve të marra.



Skip to toolbar