Kryemadhi, kritika Veliajt: Asnjë foto të Nënë Terezës në Tiranë

AKTUALITET


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përkujtuar ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Në një mesazh të gjatë në facebook Kryemadhi kritikon bashkinë e Tiranës që nuk e ka zbukuruar Tiranën me foto të Nënë Terezës por vetëm me banderola bardhë e blu.

“Më vjen keq kush shoh banderola të vendosura nëpër qytet, të cilat kanë thjesht disa linea bardh e blu me një fushë të bardhë, por mungon fytyra e saj dhe simboli i besimit dhe i forcës së saj. Mbase art i bukur, por asgjë shpirtërore, ndërkohë që ajo për të cilën kemi nevojë sot është shpirti dhe forca e shpirtit që mund të na vijnë vetëm nëpërmjet besimit në Zot”, shkruan Kryemadhi.


Ajo apelon që shqiptarët t’i kthehen besimit në Zot.

“Nëna Tereza na mëson se vetëm duke iu rikthyer besimit në Zot, në Zotin që është zanafilla dhe dashuruesi i vërtetë i familjes, vetëm atëherë shpirti dhe vendi i ynë do të gjejë paqen e vërtetë dhe zhvillimin e shumë dëshiruar prej të gjithëve. Urime me zemër dhe shembulli Nënë Terezës na ndriçoftë për të bërë më të mirën për vendin tonë”, shkruan Kryemadhi.

Kjo është hera e parë që Kryemadhi kritikon kryebashkiakun Veliaj, të cilin e ka mbështetur vazhdimisht. Në deklarata të bëra më herët Kryemadhi ka thënë se Veliaj po punon në Tiranë dhe se në të ardhmen mund të bëhet kryeministër.




Skip to toolbar