Sulmi ndaj avokatit/ Burg për dy autorët, Prokuroria zbut akuzën në “plagosje e rëndë”

AKTUALITET


Arrest në burg ka caktuar gjykata e Tiranës për Dritan Nanon e Dorian Alian të arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi që prej katër ditësh ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Seanca e së shtunës u zhvillua me dyer të mbyllra, ndërsa mësohet se Nano që cilësohet edhe si organizator I sulmit ka mohuar akuzën. Edhe dhëndëri I tij Dorian Alia ka pretenduar në gjykatë se gjendej rastësisht në zonën e ish-bllokut dhe kur ka parë avokatin Mëngjesi e ka goditur me grusht. Nga ana tjetër ndryshe nga policia e shtetit që e referoi ngjarjen për veprën penale “vrasje e funksionarëve të lartë e mbetur në tentative dhe goditje e gjyqtarit apo funksionarvë të të tjerë Prokuroria e Tiranës e rregjistroi për një vepër penale më të lehtë siç është ajo e ‘Plagosjes së rendë me dashje, e kryer në bashkëpunim” dhe goditja e gjyqtarit apo funksionarëve të tjerë të drejtësisë.

Nëse të arrestuarit gjenden fajtor për akuzën e ngritur nga prokuroria rrezikojnë dënimin nga 3 deri në 7 vite burg, ndryshe nga ajo e policisë që parashikonte dënrim deri në 30 vite heqje lirie. Masa e arrestit në burg në mungesë është caktuar edhe për Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabakun. Sipas policisë, sulmi ndaj avokatit lidhet me detyrën që ai mban. Mëngjesi ishte perfaqesues ligjor i 8 trashëgimtarëve të një trualli pranë Liqenit Artificial në Tirane, në procesin gjyqësor të fituar në të dyja shkallët e gjykimit.

Por njëri prej trashëgimtarëve, pikërisht Dritan Nano nuk ka pranuar respektimin e kontratës me studion ligjore. 58 vjecari ka kërcënuar vazhdimisht avokatin që të tërhiqet nga përqindja që studio ligjore duhet të merrte, madje një muaj më parë kanë pasur edhe një takim per tu sqaruar, por nuk kanë rënë dakord. Ndërkohë gjendja shëndetësorë e avokatit Sokol Mëngjesi prej katër ditësh vijon të jëtë kritike për jetën.



Skip to toolbar