Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, paralajmëron ripërqëndrim të plotë dhe hapa të ardhshëm në dialog, pa treguar më shumë. Sipas tij, tani është koha për t’u ripërqendruar plotësisht në hapat e ardhshëm në Dialog.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Lajçak ku tregon për kthimin e tij në Bruksel pas qëndrimit në Davos të Zvicrës. Në Zvicër Lajçak ka takuar Presidentin e Serbisë Vuçiq. Në Forumin Ekonomik të Davosit ka marrë pjesë edhe Kryeministri Kurti.
Reagimi i plotë:
Përshëndetje nga Brukseli me bore dhe me diell, ku jam kthyer pas një jave të ngjeshur në Davos të Zvicrës. Siç dikton tradita, takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror shënon fillimin e vitit diplomatik, duke bashkuar liderë nga qeveria, biznesi dhe shoqëria civile në mbarë botën për t’u përfshirë në diskutime mbi sfidat më të ngutshme me të cilat përballen shoqëritë tona.