Shkëmbi bie mbi shtëpi, lëndohet 25-vjeçari në Përmet

AKTUALITET


Emergjencat civile të bashkisë Përmet njoftojnë për një shkëputje të një mase shkëmbore në fshatin Çarshovë, njësia administrative Çarshovë.

Masa shkëmbore gjatë rrokullisjes ka rënë në  banesën e Thoma Vangjelti. Pjesëtarët e familjes janë evakuar.


I lënduar ka mbetur Dhimitër Vangjeli 25 vjeç, në pjesët e poshtëme të gjymtyrëve .

Në vendin e ngjarjes janë shërbimet e policisë, zjarrfikës dhe ai i urgjencës.




Skip to toolbar