Digjet “Benzi” te Liqeni i Thatë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

AKTUALITET


Një automjet i tipit Benz është shkrumbuar nga zjarri të enjten paradite në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, pranë kopshtit Zoologjik.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit si dhe forcat e policisë.


Automjeti i llojit “Benz” me targa “AA997NJ” është përfshirë nga flakët ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Policia po heton se kujt i përket automjeti dhe shkaqet e zjarrit.




Skip to toolbar