Dita e dytë e mbledhjes, Rama: Analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë 

AKTUALITET


Mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me anëtarët e kabinetit qeveritar vazhdon dhe përgjatë ditës së sotme.

Lajmin e ka konfimuar vetë Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se në diskutimin maratonë të fillimvitit, analiza e 12 muajve të shkuar i bën më shumë optimistë për vitin 2023.

Kryeministri Rama shton se ky diskutim jep mundësinë e një reflektimi të dobishëm mbi çdo sektor.

“Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor”, shkruan Kryeministri Rama.

Postimin e tij, Rama e ka bashkangjitur me detaje nga Karta e Performancës e Ministrive për vitin 2022 dhe Progresit kundrejt Planit të Veprimit për vitin që lamë pas.



Skip to toolbar