Dita e rebelimit, çfarë ndodhi në 24 orët e kryengritjes së Wagner kundër Putin

BOTA


Rusia u vendos në prag të kolapsit për shkak të një rebelimi 24 orësh, i cili sipas ekspertëve të çështjeve ndërkombëtare mund të jetë fillimi i fundit për Presidentin rus Vladimir Putin.

Bota është ende e tronditur nga ngjarjet e jashtëzakonshme që panë mercenarët e pamëshirshëm të grupit Wagner të ngrihen kundër Kremlinit. Grindja gjithnjë e më e ashpër e Putin me mikun e tij të vjetër Yevgeny Prigozhin shpërtheu dhunshëm ndërsa komandanti i luftës u vërsul drejt Moskës.

Shteti i armatosur me armë bërthamore dukej sikur ishte në prag të një shkrirjeje totale, aq më tepër që banorët krijuan afrimitet dhe u ofruan ushqim mercenarëve.

Detaje të reja magjepsëse që dalin sot zbulojnë një Kremlin në rrëmujë totale, një president rus të shkëputur nga realiteti dhe telefonata të dëshpëruara të orës së 11-të të kryengritjes.

Prigozhin gjithashtu pretendohet se kishte planifikuar rebelimin e tij për tetë muaj, vetëm për ta parë atë të rrëzohej brenda disa orësh kur kuptoi se kishte tejkaluar mundësitë, teksa trupat e tij iu afruan Moskës.

Zyrtarët perëndimorë besojnë se ky është “kapitulli i parë” i një epoke të re kaosi për Rusinë, me spastrime të stilit të stilit Stalinist që do të vijnë ndërsa Putin do të përpiqet të ruajë sundimin e tij të tronditur nga rebelimi.

Ashok Swain, profesor në Universitetin suedez të Uppsala, tha për The Sun se kryengritja e armatosur e Wagner, “ka ekspozuar cenueshmërinë e Putinit dhe ka dëmtuar reputacionin e tij si një njeri i fortë që kontrollon plotësisht vendin“.

Cenueshmëria e ushtrisë ruse përballë ushtrisë private të Prigozhinit hap derën për të gjitha llojet e tradhtive midis gjeneralëve të lartë ushtarakë. Çdo gjë është e mundur. Askush nuk duhet të anashkalojë faktin se Rusia ka armë për të shkatërruar botën disa herë“, u shpreh ai.

Lufta e fjalëve për operacionet ushtarake në Ukrainë u shndërrua në një rebelim të hapur të premten mbrëma kur forcat e Putinit lëshuan një urdhër arresti për Prigozhin.

Forcat e Wagner-it u mobilizuan shpejt, kapën Rostov-on-Don dhe Voronez-in, e më pas shënjuan Moskën si pikësynimin e tyre të shtunën.

Kolona e armatosur rëndë e Prigozhin kaloi në autostradën M4 me policinë ruse që u fsheh në llogore gati për sulm dhe ngriti postblloqe.

Eskavatorët u përdorën për të shkatërruar rrugët që ia bënin më të lehtë aksesin drejt kryeqytetit mercenarëve të Wagner-it, së bashku me kamionët plot me rërë dhe mitralozët që u vendosën në pika strategjike hyrëse.

Mercenarët hodhën në erë 6 helikopterë rusë dhe rrëzuan një aeroplan komandues të forcave ajrore.

Njerëzit e Prigozhin bënë përparim të shpejtë dhe u përballën me një mungesë befasuese rezistence, madje duke pretenduar se dezertorët ushtarakë ishin bashkuar me ta.

Putin u përfol se kishte ikur nga Kremlini dhe ishte drejtuar në bunkerin e tij në veri dhe dukej sikur Wagner mund të bënte të pa mendueshmen dhe mund të fitonin.

Por më pas, ashtu si filloi rebelimi, njëjtë edhe përfundoi, me Prigozhinin që urdhëroi njerëzit e tij të largoheshin.

Ai tha se kishte arritur një marrëveshje me Kremlinin dhe po shkonte në Bjellorusi, por nuk është parë që atëherë.

Psikodrama ruse u shfaq për ta parë bota, por tani është përsëri një qetësi e frikshme. Zyrtarët e Kremlinit thanë se nuk do të ndiqnin penalisht grupin Wagner, por sot u raportua se Prigozhin është ende në kërkim nga FSB.

Siç thotë Kolonel Richard Kemp, “Pirgozhin mund të jetë larguar nga skena, por veprimet e tij e kanë ekspozuar Putinin si një të vdekshëm të thjeshtë”.

Putini gjithashtu duket se ka rënë në tokë, me autoritetin e tij tashmë të shkatërruar.

Dr Michele Groppi, lektor në studimet e mbrojtjes në King’s College të Londrës, tha për The Sun se “Rusia nuk do të jetë kurrë e njëjtë pas kësaj”.

Tani për tani kjo është një ngjarje me përmasa sizmike. Kjo ka hapur një vrimë të thellë, një thyerje të madhe brenda narrativës ruse. Jam i sigurt që njerëzit në Rusi po pyesin, ‘çfarë dreqin po ndodh?’ Diçka ka ndryshuar dhe është e madhe. I takon Rusisë që të jetë shumë e zgjuar dhe të ruajë atë që mund të shpëtohet”, shtoi ai.

Më tej Groppi theksoi: “Ata ishin shumë afër fundit. Sikur të kishte shpërthyer lufta civile, do të ishte fundi – fundi i luftës, fundi i Putinit me shumë gjakderdhje. Edhe nëse Putini do të donte të vriste pa mëshirë, ai nuk mundet. Në prapaskenë, ata po punojnë për të normalizuar disi situatën, edhe pse ajo nuk do të kthehet kurrë si ishte”.

Gazeta ruse e lajmeve Meduza raporton se Wagner u tërhoq kur Prigozhin kuptoi se kishte “tejkaluar” caqet që i lejonte fuqia e vetë.

Inteligjenca britanike beson se pavarësisht nga mburrja e Prigozhin se ai kishte 25,000 burra gati për luftë, ai në fakt kishte vetëm 8,000 forca.

Prigozhin thuhet se u përpoq të telefononte Putinin në mes të ditës të shtunën – por kreu i Kremlinit refuzoi të fliste me të.

Forcat e Ëagner, raportoi Meduza, po shkonin drejt lumit Oka në jug të Moskës.

Dhe aty ishte linja e parë e mirë organizuar e mbrojtjes kundër tyre, me njësi të ngulitura nga ushtria Ruse dhe Rosgvarida.

Prigozhin zgjodhi të hynte në bisedime duke këmbëngulur se ai do të takohej me “zyrtarët e lartë” dhe ndërmjetësoi një marrëveshje me Rusinë.

Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko thuhet se ka pranuar të veprojë si njeriu i parë i planit pasi ai e do vëmendjen.

Organizata ruse e të drejtave të njeriut Gulagu, cila ka burime brenda shërbimeve të sigurisë raportoi se Prigozhin kishte komplotuar grushtin e shtetit për tetë muaj.

Ata pretendojnë se Prigozhin në asnjë moment nuk u largua nga selia e tij e përkohshme në Rostov edhe pse forcat e tij iu drejtuan Moskës, 600 milje në veri.

Gulag pohoi se pavarësisht garancive që mori komandanti i luftës, shumë komandantëve të Wagner-it nuk iu dha i njëjti trajtim special.

Deri në fund të vitit ata do të ndalohen ose likuidohen (me vrasje)”, raportojnë ata.

Por me gjithë dështimin e dukshëm të grushtit të shtetit dhe uljen e tij në dukje poshtëruese, Prigozhin u prit si një hero kur u pa për herë të fundit në publik teksa largohej nga Rostovi.

Kreu i luftës – një miliarder i sektorit të kateringut, i cili dikur ishte një nga “këlyshët” më besnikë të Putin, u pa duke bërë selfie dhe duke biseduar me rusët e zakonshëm.

Mercenarët u pritën me thirrjet “Wagner! Wagner!”, teksa ngarkuan tanket e tyre dhe u kthyen në bazat e veta. Dhe forcat e policisë që u kthyen në qytet u pritën me thirrjet “turp” dhe “tradhtar”.

Kjo pritje nga rusët e zakonshëm ngre më shumë pikëpyetje në lidhje me mbështetjen popullore në Rusi si për Putinin ashtu edhe për luftën e tij të dështuar në Ukrainë.

Por teksa grushti i shtetit përfundoi në heshtje, besohet se Perëndimi në fakt ka marrë frymë më lehtë. Zyrtarët amerikanë thuhet se kishin frikë se forcat e Wagner ose figura të tjera edhe më të këqija se Putini mund të kapnin arsenalin e madh të armëve bërthamore të Rusisë.

Shefat e inteligjencës besohet se e dinin të paktën dy javë më parë se çfarë po planifikonte Prigozhin dhe ishin shumë të shqetësuar për mundësinë e shpërbërjes së një shteti bërthamor në luftë civile.

Më parë është paralajmëruar se kolapsi i Federatës Ruse do të çonte në një rrjet mini-shtetesh të armatosura bërthamore në luftë me njëri-tjetrin, pra potencialisht duke çuar në një gjakderdhje atomike.

Zyrtarët amerikanë dhe britanikë raportohet gjithashtu se kanë ditur ditë më parë për grushtin e shtetit të Prigozhin.

Unë mendoj se qeveria jonë e dinte prej disa ditësh se diçka po vinte. “Kjo do të thotë se inteligjenca ruse duhet të kishte pasur informacion. A nuk e besoi inteligjenca ruse se ai ishte në gjendje të marshonte drejt Moskës apo e gënjyen Putinin sepse kishin frikë prej tij?”, tha deputetja britanike Alicia Kearns.

Rrethi i brendshëm i Putinit më parë e ka përkëdhelur shefin e Wagner, duke fshehur lajmet e këqija për të ose thjesht duke gënjyer Putinin.

Rrethi i brendshëm i kreut të Kremlinit është i vogël, me shumë pak të besuar të ngushtë, përtej figurave si bashkëshortja e tij Alina Kabaeva dhe “ushtari” i tij Dmitry Medvedev.

Putini besohet se është i fiksuar me teoritë për vdekjen e tij, si nga sëmundja e mundshme, ashtu edhe nga thika e vrasësve.

Një nga pikat kryesore të personalitetit të Putinit të raportuar prej kohësh ka qenë frika e tij e rrënjosur thellë se ai mund të “vritet si Gaddafi”, me tirani libian që u rrëzua nga pushtetit dhe u vra në 2011.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha dje se përpjekja për rebelim tregon se ka “çarje të vërteta” në sundimin e Putinit. Dhe tani rivalët e tij me thikë mund të qarkullojnë pasi burri i fortë ka mbetur i ekspozuar.

Vendimi i Putinit për të lënë në dukje Prigozhin të ikte, pavarësisht se ai pothuajse e copëtoi Rusinë, ka ngritur shumë vetulla. Besnikët madje po vënë në pikëpyetje lëvizjen në televizionin shtetëror rus, zakonisht të dashuruar me Putinin.

Propagandistët e tij kryesorë dje ishin të indinjuar që komandantit të luftës nuk iu dha një “plumb në ballë”.

Por pavarësisht se regjimi i Putinit i mbijetoi sfidës më të madhe në 20 vjet dhe Rusia po përballet me momentin e saj më dramatik që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Presidenti për momentin duket në avantazh.

Megjithatë, Putin ende nuk është paraqitur publikisht që nga fjalimi i tij i zjarrtë të shtunën në mëngjes, kur akuzoi Prigozhin për “tradhti” dhe “thikë pas shpine”.

Dhe çfarëdo që ka ndodhur në prapaskenë gjatë 72 orëve të fundit, duket se regjimi në Kremlin tani është më i dobët se sa ishte të premten.

Shumë vëzhgues të Kremlinit, të cilët deri më tani besonin se Putini ishte përtej çdo sfide të brendshme, janë dëshmuar se kanë gabuar“, tha koloneli Richard Kemp, duke shkruar në The Telegraph.



Skip to toolbar