“Do prodhojmë armë”, Rama: Të gjithë i thamë “po” Ukrainës, armë për vete dhe të tjerë

Më të fundit


Vendi unë po shqyrton seriozisht riaktivizimin e industrisë së prodhimit të armëve, dhe po kërkon partnerë dhe investitorë për rivënien në punë të uzinave të saj.

Kjo u pohua nga kryeministri Rama i cili u pyet nëse Shqipëria do t’i japë armë Ukrainës, sic presidenti ukrainas Zelensky kërkoi të mërkurën nga Ballkani.

“Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne, si Serbia apo Bosnja apo Kroacia, nuk kemi një prodhim, një industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi, së pari, për veten tonë dhe kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, të gjejmë partnerët e duhur të gjejmë partnerët e duhur, të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër dhe për të bërë më shumë investime për ne. Së dyti, propozimi nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Presidenti Zelenskyy na foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi dhe sigurisht të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria, kështu që ky është një proces.”

Megjithëkëtë, kreu i qeverisë garanton se në cdo rast, ky proces do të bëhet bashkë me parnerët euroatlantikë, dhe jashtë ndikimeve të tjera.

“Ai Samit tregoi diçka që është thelbësisht e rëndësishme; që të gjithë ishin këtu, rajoni ishte larg duarve të Rusisë dhe ishte këtu si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE-së, e gjithckaje pra apo më shumë se gjithçka tjetër. Ne e dimë shumë mirë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje si çdokush tjetër dhe do ta bëjmë këtë. Gjithçka që mund ta bëjmë në këtë drejtim, do ta bëjmë dhe sigurisht ka vetëm një kusht, që ta bëjmë këtë me aleatët tanë dhe jo me të tjerët”

Në Samitin për Ukrainën me Europën Juglindore që u mbajt të mërkurën në Tiranë, Presidenti Zelensky kërkoi prodhim të përbashkët armësh në Ballkan, për të zbrapsur Rusinë.



Skip to toolbar