“Do t’i përgjigjemi sulmit me sulm”/ BBC: Si pritet të reagojë Putin pas masakrës në Moskë

BOTA


Moska u trondit nga një sulm terrorist ku mbetën të vrarë mbi 90 persona dhe qindra të tjera u plagosën. Të shumta kanë qenë reagimet e liderëve ndërkombëtarë që kanë dënuar këtë sulm makabër në kryeqytetin rus.

Një përgjigje e ashpër nuk ka munguar edhe nga kreu i Këshillit të Sigurisë së Vendit, Dmtiry Medvdev.


“Do t’i përgjigjemi vdekjes me vdekje”, ishte ky mesazhi i parë i Medvedevit pas kësaj ngjarje të rëndë.

E gjithë vëmendja tani është zhvendosur tek Kremlini në pritje të një reagimi të presidentit rus Vladimir Putin, shkruan BBC. Shenjat e para, ishin dukshëm ato të një zemërimi të fortë, kreu i Këshillit të Sigurisë së vendit, Dmitry Medvedev, nga njëra anë, e bëri të qartë se Moska do t’i përgjigjet vdekjes me vdekje, duke nënvizuar se nëse Ukraina fshihet pas kësaj ngjarjeje, “ata do ta shkatërrojnë atë”.


BBC duke analizuar ngjarjet dhe informacionet e deritanishme ka sjellë një përshkrim për situatën pas sulmit.

Në mënyrë të veçantë, në analizën e tij, Matthew Sussex, një ekspert i Rusisë dhe profesor i asociuar në Universitetin Kombëtar Australian, foli për BBC News për arsyen pse Shteti Islamik sulmoi Rusinë – dhe çfarë do të bëjë Moska si kundërpërgjigje.

“Ne patëm dy luftëra në Çeçeni… e dyta nga viti 1999 deri në 2006 ishte diçka si një luftë radikale në të cilën kishte njerëz që luftuan me Shtetin Islamik kundër qeverisë ruse. Që atëherë, aktivitetet e Rusisë në Siri kanë bërë që Shteti Islamik ta shohë qeverinë ruse si kërcënimin kryesor ”, thuhet në deklaratë.

Analisti thotë se ai pret që përgjigja ruse ndaj sulmit në “Crocus Hall” të jetë një “dhunë ekstreme “, duke përmendur si shembuj pasojat e rrethimit të teatrit të Moskës në vitin 2002 dhe rrethimit të shkollës në Beslan të vitit 2004.

“Ndoshta nuk është aq e rëndësishme se kush i kreu sulmet, por se kush vendos qeveria ruse se është fajtori dhe kundër kujt do të përgjigjet,” thotë ai, duke shtuar se paralajmërimi i SHBA për një sulm të mundshëm, i dhënë më 7 mars, u trajtua nga Kremlini si një përpjekje për “ndërhyrje” në zgjedhjet e përgjithshme të fundit dhe në punët e brendshme të tij.




Skip to toolbar