Policia ka arrestuar një 26-vjeçar në qytetin
e Durrësit, i cili akuzohet për të paktën 8 zjarrvënie të qëllimshme të
provuara nga policia. 26-vjeçari me inicialet K.K, banues në qytetin e Durrësit
është arrestuar në flagrancë nga policia pasi u zbuluan prova filmike se ai
kishte djegur 8 automjete në këtë qytetet në periudha të ndryshme.
Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të së
premtes ka djegur dy automjete në lagjen nr. 11, në Durrës dhe një tendë lokali
në lagjen nr. 6, në Durrës, konkretisht mjetin tip “Benz”, në pronësi të
shtetases A. L., mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. Sh., si dhe
tendën e lokalit, në pronësi të shtetasit S. M.
Nga veprimet e kryera prej disa javësh rezulton
se ky shtetas është autor edhe i disa zjarrvënieve të ndodhura përgjatë vitit
2019, konkretisht:
1. Më datë 07.01.2019, në orët e para të
mëngjesit, dyshohet të ketë djegur motoçikletën në pronësi të shtetasit H. L.
2. Më datë 10.01.2019, gjatë natës, në lagjen
nr. 8, në Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën në parkim dhe ka pësuar dëmtime
të pjesshme mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. Z.
3. Më datë 12.03.2019, në orët e mbrëmjes, në
lagjen nr. 4, në Durrës, dyshohet t’i ketë vënë flakën dhe është djegur
pjesërisht pjesa e brendshme e mjetit tip “Ford Kuga”, në pronës të shtetasit
SH. B.
4. Në datë 03.04.2019, në orët e para të
mëngjesit, në lagjen nr. 4, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Benz”, në
pronësi të shtetasit A. D.
5. Po në orët e para të mëngjesit të datës
03.04.2019, dyshohet se i ka vanë zjarrin mjetit tip “Volksëagen”, në pronësi
të shtetasit H. Q.
6. Më datë 22.05.2019, në orët e para të
mëngjesit, në lagjen nr. 15, në Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin dhe është
djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit T. Q.
7. Më datë 09.08.2019, gjatë natës, në lagjen
nr. 15, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetin tip “ Opel”, në pronësi të shtetasit
M. S.
8. Më datë 08.10.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën mjetit tip “Renault Megana”, në pronësi të shtetases R. Gj.