Dokumenti, kur Basha “zgjidhej” kryetar i PD-së, me më shumë vota se votues

AKTUALITET


Gazetari Mero Baze, duke komentuar akuzat që demokratët bënë me shifrat e pjesëmarrjes dhe të votave në kuti që nuk rakordojnë në rezultatet e publikuara nga KQZ; duke sjellë një shembull të freskët nga zgjedhjet në PD.

Duke komentuar garën për kryetar të PD mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit, Baze ka përmendur përmes shifrave dhe fakteve se si u gjetën më shumë vota se sa kishin votuar.

“Kjo historia e me shume votave ne kuti, edhe pse tani është e stisur, e ka nje precedent qe i duhet pasur friken. Janë zgjedhjet e Lulit ne parti per kryetar. Shiko tabelën”, shkruan Baze në rrjetin social.

Nëse do të shohim tabelën duket qartë se kanë qenë 4741 pjesëmarrës në votime, ndërkohë që kutitë e votimit janë gjetur 4919 vota.

Kjo historia e me shume votave ne kuti, edhe pse tani eshte e stisur, e ka nje precedent qe i duhet pasur friken. Jane zgjedhjet e Lulit ne parti per kryetar. Shiko tabelen.

Gepostet von Mero Baze am Montag, 1. Juli 2019


Skip to toolbar