Dokumenti për hetim ndaj Veliajt në media, Daci: SPAK duhet të ketë një reagim të shpejtë ndaj vetvetes

Më të fundit


TIRANË- Një pjesë e mediave kanë publikuar disa materiale, që sipas tyre, SPAK ka nisur një hetim pasurie për kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe familjarëve të tij, por sa e ligjshme është kjo praktikë ?

Avokati Jordan Daci, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se dalja e produkteve të hetimit në publik para se të njoftohet personi nën hetim, duhet të jetë sinjal që SPAK të ketë një reagim të fortë ndaj veprimtarisë së vet.


Diskutimi në studio:

Sokol Balla: A është kjo e ligjshme, ose a mund të nisë një hetim pasuror pa u njoftuar personi në fjalë

Jordan Daci: Sigurisht, dalja e produkteve të hetimit pa o njohur vetë i zoti përpara, sikur po ndodh edhe në raste të tjera është një gjë që SPAK duhet të ketë një reagim të shpejtë ndaj vetvetes, nuk është vetë çështja e Veliaj apo dhe të tjerëve, por nuk është normale që aty ku është sekreti më i madh hetimor del menjëherë sekreti hetimor. Vetë SPAK ua jep ato. Mundësia është, nuk përjashtohet dhe subjektet ta kenë marrë dhe ta kenë zgjedh.




Skip to toolbar