Çështja e Teatrit Kombëtar duket se ka marrë nota politike pasi në krye të saj janë vendosur eksponentë të Partisë Demokratike.
Bashkë me kreun demokrat, që në orët e para të mëngjesit tek Teatri Kombëtar kanë shkuar pothuajse të gjithë eksponentë të PD, si Albana Vokshi, Agron Shehaj, Edmond Spaho, Edi Paloka, Gazmend Bardhi etj.
Në protestën e sotme ra në sy edhe ish-kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe Kastriot Çipi, Robert Budina, Jul Deda që janë anëtarë të Partisë Demokratike.
Ndërkaq sekretari organizativ i PD, Sait Dollapi po organizon gjithë degët e Tiranës të shkojnë me urgjencë para godinës së Teatrit.
Ndërkaq, edhe LSI ka dërguar njerëzit e saj, ndërsa me organizimin po merret Petrit Vasili.
Në mungesë të përkrahjes së artistëve të cilët janë shprehur në favor të nismës për t’i dhënë qytetit por edhe spektatorëve artdashës një teatër të ri modern, PD ka zgjedhur strategjinë që të organizojë simpatizantët e saj duke kryer turne me rotacion për ta mbajtur si kauzë pas dështimit në zgjedhjet 30 qershorit./Tema