Rusia është përjashtuar nga kompeticionet më të rëndësishme sportive për katër vitet e ardhshme për shkak të falsifikimit të testeve anti-doping. Vendimi është marrë nga Agjencia Botërore Anti-Doping e cila njofton se Rusia nuk do të marrë pjesë as në Botërorin e futbollit 2022. Vendimi është zyrtarizuar mesditën e së hënës pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv në Lozanë.
Autoritetet ruse akuzohen se kanë falsifikuar të dhënat e testeve anti-doping. Në këtë mënyrë, Rusia nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020”, në Lojërat Dimërore “Pekin 2022” si dhe në Botërorin “Katar 2022”. Pavarësisht këtij dënimi, kombëtarja ruse do të luajë në finalet e Euro 2020 ku ka siguruar edhe kualifikimin.
ËADA ka bërë të ditur se Rusia ka të drejtë të apelojë vendimin brenda 21 ditëve në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.