Eurokomisioneri për zgjerimin: Negociatat mund të çelen në mars

AKTUALITET


Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka folur për procesin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa është shprehur optimist se negociatat mund të çelen në muajin mars të vitit 2020, para samitit të Zgrebit që është planifikuar të mbahet në muajin maj të vitit 2020 ku më herët është njoftuar se në këtë samit do të diskutohej edhe për çështjen e negociatave.

Komisioneri Oliver Varhelyi shprehet se është koha që BE të korrigjojë gabimin e Tetorit, ku nuk u dha PO-ja, kryesisht me veton e Francës, ku presidenti Macron tha se BE ka nevojë të reformohet, dhe se duhen ndryshuar edhe proceset e pranimit.


Në një postim në Twitter, komisioneri për Zgjerimin, që zëvendëson Johannes Hahn njofton edhe për takimin që ka pasur me ministrin e jashtëm maqedonas dhe ministrin në detyrë shqiptar Gent Cakaj.

Edhe Cakaj i cili mori pjesë të hënën në takimin e ministrave të jashtëm të BE u shpreh optimist për dinamikën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa njoftoi se shumë shpejt BE do të aplikojë një metodologji të re.




Skip to toolbar