Dosja ‘184’ e Dibrës, akuzat për shit-blerjen e votave, shkojnë për gjykim 4 të pandehurit

AKTUALITET


Gjykata e Dibrës ka vendosur që të çojë në gjyq 4 të pandehurit e dosjes së bujshme ‘184’, të cilët akuzohen për shit-blerje të votave. Bëhet fjalë për shtetasit Robert Agën, Hasan Hotin, Nuri Medën e Drini Gjeçin, ndërsa ka rrëzuar ankimimin e PD-së për Dionis Imerajn, në lidhje me pushimin e procedimit penal për Dionis Imerajn, Korab (Imer) Lalën, Afrim Miklin, Arben Keshin si dhe Bekim Krashin.

Avokati i palës paditëse Indrit Sefa tha se Gjykata paraqiti argumentet që për të pandehurit të nisë gjykimi si dhe vendosi që të kundërshtojë kërkesën e prokurorit për pushimin e akuzës ndaj kryebashkiakut Dionis Imeraj.


Ndërkohë që avokati i Kryebashkiakut Imeraj, tha se ndaj klientëve të tij prokuroria nuk ka dalë me akuzë të veprës penale për ndikim tek zgjedhësit. Përfaqësuesi ligjor i PD, mes të tjerash deklaroi se do ta ankimojnë vendimin.

KUSH JANE TE PANDEHURIT
Listën e të pandehurve e kryeson Robert Aga, ish shef komisiariati i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik, në rastin konkret maxhoranxës socialiste.

Drini Gjeci, ish-drejtor i Arsimit, do të përgjigjet para drejtësisë për shpërdorim detyre, pasi kanoste mësuesit se nëse nuk votonin në favor të kandidatit të mbështetur nga maxhorancxa, do t’i largonte nga detyra. Madje në një rast, sipas asaj që thuhet në dosje ai ka firmosur për shkarkimin e një mësuesi nga puna.

Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin akuzohet për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve. Në kundërshtim me ligjin ai ka dëmtuar interesat e qytetarëve, pasi ka përjashtuar 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm për shkak të bindjeve politike, pa verifikuar nëse i plotësonin ose jo kriteret për të qenë pjesë e skemës.

Edhe Hasan Hoti nga njësia administrative Lurë akuzohet se ka kanosur zgjedhësit me qëllim që të votonin për kandidatinpër kryebashkiak i Aleancës për Shqipërinë Europiane.




Skip to toolbar