Drejtësia e re, me dy standarte? Çupi: Presionet e Berishës e Metës duket kanë “pirë ujë’ në drejtësi

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi komentoi arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për abuzimin e fondeve të BE-së kur drejtonte agjencinë SASPAC. I ftuar në “Ora e fundit”, ai bëri një krahasim me mënyrën se si është sjellë drejtësia në raport me Sali Berishën, i cili i ka sfiduar shpeshherë vendimet e saj.

Sipas tij, drejtësia mori një vendim të dëmshëm kur i dha sërish fuqinë Berishës me vulën dhe logon e PD-së. Sipas analistit, “presionet e mëdha të Berishës dhe Metës kanë pirë ujë në drejtësi”.


“Ishte vendim shoqërisht i dëmshëm vendimi që rrëzoi SHBA dhe i dha fuqinë prapë Berishës, i cili është i ndaluar nga aleatët tanë. është një i korruptuar i madh që ka minuar shtetin e demokracisë, s\ka asnjë akuzë tjetër kaq të rëndë as në lindjen e Evropës dhe jo më në Ballkan. Dhe është njeriu që është tallur me drejtësinë, ka sfiduar dhe s’ka pranuar të shkojë, të cilit SPAK i është lutur respekto rregullat ndërsa Beqja është paraqitur në çdo kohë.

Ka respektuar gjithçka, ka qenë i pranishëm edhe sa herë nuk e kanë thërritur për dokumentet e tij. Ndodhemi me dy standarde, gjë që nuk mund të krijojë besim te njerëzit që këtu ka drejtësi, pavarësisht nëse është i maxhorancës apo jo. Nëse drejtësia del nga shinat, bëhet e rrezikshme. Drejtësia ndërton grushte shteti, përmbys të mirën e vendit, mund ta çojë në ferr vendin. Presionet e mëdha të Berishës dhe Metës kanë pirë ujë në drejtësi. Kam përshtypjen, duke parë luhatjen, drejtësia e re është e ndarë në dysh. E ndarë nën influencat e Berishës dhe nën të SHBA. Drejtësia ka dyzuar Amerikën me Berishën. Kjo është shumë e rëndë. Çfarë po shikoj në raport me aktin e sotëm. Unë po shikoj se drejtësia po kërkon drejtësi, jep drejtësi të kërkuar. Në mos Beqajn, secili prej nesh jemi, siç jemi të vdekshëm, jemi të akuzueshëm dhe të burgosshëm.”, tha ai.




Skip to toolbar