Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, pranga dy durrsakëve

AKTUALITET


Dy persona u arrestuan në Durrës, pasi po drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Efektivët e policisë arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 44 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz në gjendje të dehur.

Gjithashtu u arrestua E. B., 51 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, në aksin rrugor Sukth-Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip Toyota është përplasur me barrierat metalike mbrojtëse duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mashtrimi” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.



Skip to toolbar