Drogë, fishekë dhe ora dore, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

AKTUALITET


Policia e Tiranës arrestoi një 27-vjeçar, i cili u kap duke shitur lëndë narkotike. Sipas një njoftimi zyrtar, Policia thotë se vuri në pranga 27-vjeçarin me inicialet D.M., i cili shpërndante drogë në Tiranë. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe 89 fishekë luftarak të llojeve të ndryshme, një krehër, një pajisje elektrike dhe 4 ora dore.

“Kontrolli më tej ka vijuar në një parking në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Fadil Bodinaku”, ku është gjetur një sasi lende e dyshuar cannabis sativa, në formë çokollate, me peshë 18.2 gr., e cila së bashku me sendet e tjera të kundërligjshme u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 27 vjeç, banues në Tiranë”.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit D. M”, thuhet në deklaratën e Policisë.



Skip to toolbar