“Duhen vepra”, Rama në OKB: Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm, askush s’është i sigurt…

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në asamblenë e OKB-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se bota përballet me sfida të reja, të cilat kërkojnë angazhimin e përbashkët të të gjitha shteteve.

“Bota ka ndryshuar dramatikisht që kur OKB është themeluar 8 dekada më parë. Duhet të përpiqemi që të rimarrim ndjesinë e përbashksisë që ka humbur. Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht dhe në qoftë se nuk përballemi me to me një reënd të ri, do të dështojmë të gjithë së bashku. Problemet që përballemi sot kërkojnë përgjigje kolektive”, tha Rama.

Ai shprehu gjithashtu mbështetjen e Shqipërisë për Paktin për të Ardhmen, teksa shtoi se vendi ynë ka treguar shembuj se si një vend i vogël mund të bëjë gjëra të mëdha, që nga strehimi i hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore, te mikpritja e afganëve.

“Shqipëria mbështet plotësisht Paktin për të Ardhmen dhe angazhimet e saj. Por ato duhet të përmbushen, të zbatohen. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël ,por i ka dhënë botës një shembull të mirë që është ccuar në mbrojtje të humanizmit.

Shqipëria pas rënies së Kabulit në duar të talebanëve, strehuam mijëra afganë. Shqipëria gjithashtu I ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Terezën”, tha Rama.



Skip to toolbar