Duka dënon dhunën, por “Organizimi OK”

AKTUALITET


Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dënuar dhunën e ndodhur para ndeshjes së derbit kryeqytetas ndodhur në stadiumin “Selman Stermasi”. Për Dukën këto shfaqje janë të shëmtuara dhe nuk kanë lidhje me emocionet që të jep futbolli. Duka tha se organizmi nuk ishte i keq, ndërsa u bëri thirrje tifozëve të eliminojnë këto situata dhe ngjarje të tilla, që fatkeqësisht janë të shpeshta në derbi.

Njerëzit të mendojnë për veprimet që bëjnë, gjesti para lojës ishte shumë i shëmtuar. Futbolli luhet në fushë dhe duhet ta bëjnë aktorët. Organizimi nuk ishte i keq, por duhet të eliminojmë këto ngjarje, që janë të shpeshta në derbi, por jo vetëm në Shqipëri. E përsëris uroj që të jenë kënaqur gjithë spektatorët dhe besoj se kjo ishte një panoramë pozitive.

Dy ekipet dhanë maksimumin. Ishte një stadium që ishte i mbushur. Shpresoj të jenë kënaqur me lojën. Derbit janë të vështira për të arritur rezultate”, ka thënë Armand Duka.



Skip to toolbar