Duka: Finalja me arbitër polak. Formula ka krijuar diskutime, do të shikojmë për të ardhmen

Më të fundit


I takonte të rrezantonte shpresë dhe optimizëm. Armand Duka është i zoti i Shtëpisë së Futbollit, president i Federatës, dhe nuk mund të mungonin fjalët pozitive në sallën e konferencave ku u hodh shorti I fazës finale të Superligës.

Numri 1 i futbollit shqiptar së pari uroi që gjysmëfinalet dhe finalet e plej ofit të ishin të suksesshme. Më pas, ai sqaroi se në plej of do të ketë arbitra të huaj.

Shorti i “Final 4” – 36 javë vërtetë të luftuara, me garë deri në momentet e fundit. Një garë e bukur, që ka prodhuar një klasifikim të luftuar për të 10-ta skuadrat pjesëmarrëse. Do të doja të falënderoja futbollistët për kontributin gjatë këtij edicioni, për emocionet e dhuruara për të gjithë spektatorët në shkallët e stadiumeve dhe për shikuesit në RTSH.

Dua të falënderoj drejtuesit e klubeve dhe stafet teknike. I uroj katër skuadrave finaliste performancë sa më të mirë. Ne duhet ta shijojmë Final Four, spektaklin që do të dhurojnë skuadrat. Duhet të shohim rezultatet e saj dhe pastaj të vazhdojmë për sezonin tjetër çdo gjë gati.

Arbitër i huaj në finale? – Kjo është një gjë që diskutohet shumë, edhe gjykimi është faktor i rëndësishëm i garës. Jam i bindur që arbitrimi në Shqipëri është në nivele maksimale dhe mund t’i përgjigjet nivelit të futbollit shqiptar. Këtë e tregon edhe kontributi i arbitrave shqiptarë në kompeticionet europiane deri në fazat e grupeve.

Në Final Four do të gjykojnë katër gjyqtarët e FIFA-s që kemi. Të katërt do të jenë në dispozicion në gjysmëfinalet e para. Nëpërmjet shortit do të përcaktohen dhe ai që do të gjykojë ndeshjen e parë, nuk do jetë në gjysmëfinalen e dytë. Po nëpërmjet shortit. Sot duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do jenë në pozicione të tjera. Në finale ne kemi ftuar një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Marçiniak, i cili do të gjykojë ndeshjen finale për të pasur sa më pak aludime për fituesin”- tha Presidenti Duka në prononcimin e tij për mediat pas shortit të “Final 4”. 



Skip to toolbar