Duma shton presionin, kërkon kthim për ish figurat e PD

POLITIKË


Anëtarja e Kryesisë së PD, Grida Duma është shprehur pro hapjes së partisë dhe rikthimit të ish-funksionarëve të lartë të PD, duke thënë se ky nuk është problemi. Duma deklaron se PD dhe askush tjetër nuk e ka luksin që të humbasë eksperiencën dhe vlerat e disa prej figurave demokrate të larguara, por thekson se duhet të ketë një koordinim të drejtë mes kontributit dhe vlerës që gjithsecilit në parti.

“Një parti si Partia Demokratike padyshim ka nevojë për të gjitha kontributet. Por besoj se kontributi duhet të akomodohet bashkë me vlerën e vetë. Absolutisht do të theksoj gjithmonë se nuk e zëvendëson asgjë eksperiencën. Eksperienca në ekzekutiv, në qeverisje, në parti, në fushata zgjedhore, në terren. Nuk kemi luksin t’i humbim këto. Por duhet të kemi kujdes që eksperienca të kombinohet me kontributin dhe me atë që është dhënia dhe angazhimi në opozitë”, deklaron Duma për ABC News.


Për pjesëmarrjen në tryezën e dialogut për Reformën Zgjedhore, Duma tha se kjo ishte një hap pjekurie për PD, ndërsa shton se ajo duhet të tregohet edhe më e përgjegjshme me kontributin e saj, por gjithmonë që garancia në proces të sigurohet nga ndërkombëtarët. 

Nuk mendoj se gjithçka që do të draftohet në letër do të jetë garanti i vetëm për të siguruar votën e lirë, por kjo nuk do të thotë të mos kuptohet momenti i përgjegjshmërisë politike. Reforma Zgjedhore duhet draftuar me seriozitetin më të madh deri në fund edhe me konstruktivitetin nga PD por edhe mbështetja dhe ekspertiza e ndërkombëtareve.”- tha Duma

Një parti drejt hapjes dhe rikthimit të figurave kontribuuesve në PD, ishte edhe një nga pikat e diskutimit në mbledhjen e Partisë Demokratike të zhvilluar të dielën, ku disa u shprehen pro tyre, ndërsa Jemin Gjana foli për “armiq të brendshëm” në parti apo “bashkëpunëtor që kanë kaluar në anën e Ramës”. Por Grida Duma një figurë me jehonë dhe jashtë PD, ka shtuar se fundmi presionin e saj ndaj lidershipit te Bashës, duke perdorur teza, deri dje te kundershtareve te tij.




Skip to toolbar