Durrës, gjendet e mbytur një vajzë e re

AKTUALITET


Një vajzë e re është gjetur e mbytur në plazhin e Durrësit, ndërkohë që nuk dihet identiteti i saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës dhe policia ka nisur menjëherë punën për identifikimin e viktimës.

Nga burimet policore raportohet se viktima është e moshës 25-30 vjeçe. Trupi i pajetë i të resë është nxjerrë në breg nga Policia Kufitare. Pritet që viktima të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për verifikime të mëtejshme.

Nga të dhënat e para, raportohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, çka lë të kuptohet se e reja është mbytur.



Skip to toolbar