Vrasja në Kavajë, Apeli lë në burg policin e burgjeve

AKTUALITET


Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për policin e burgjeve, Bledar Toçin, vendim i dhënë Gjykata e Kavajës.

Toçi nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por është mbrojtur nga avokati që ka kërkuar një masë më të lehtë, pra lirimin nga qelia, sipas tij për dy arsye; e para se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e dyta sepse klienti i tij e ka kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Megjithatë, trupa gjykuese e apelit të Durrësit pasi dëgjoi palët vendosi që të linte në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke e lënë në burg.


Shefi i sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi akuzohet për vrasje më dashje të Dritan Haxhollit  në banesën e 30 vjeçares, Marsida Qatja. Haxholli shkoi aty me kallashnikov dhe tentoi të sulmojë personat e pranishëm mes të cilëve ishte edhe Toçi, shef sigurie në burgun e Durrësit. Ky i fundit u kundërpërgjigj me armën e shërbimit dhe la të vrarë në vend 41-vjeçarin që pretendonte një lidhje intime me nënën e 3 fëmijëve.




Skip to toolbar