Dy makina përplasen në Finiq, 5 persona në spital

AKTUALITET


Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Finiq, me pasojë plagosjen e pesë personave. Policia njofton se dy makina të tipit “Benz Mercedes” janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, në Finiq, duke lënë të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe tre persona të tjerë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:25, kur janë përplasur dy automjete të tipit Benz Mercedes në pronësi të shtetasve E.V dhe P.D. Policia tha se të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, ndërsa po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





Skip to toolbar