Dy persona me armë, grabisin bankën në mes të ditës në qendër të Athinës

AKTUALITET


Me maska dhe armë grabitet banka në mes të Athinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11.45 dy persona të armatosur rëndë, njëri madje me kallashnikov, kanë rrëmbyer shumë të panjohur akoma parash në rrugën Mitropoleos 53, në sheshin Sintagma, pika më qendrore dhe me shumë qarkullim të Athinës.

Pasi kanë kërcënuar me armë klientë e personel, dy grabitësit kanë marrë një shumë parash e janë larguar nëpër rrugicat turisitike të zonës përreth Akropolit. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, pa arritur të reagojë askush, megjithë policia si dhe policia bashkiake ndodhet kudo në zonë.

Tashmë, po hetohet video e bankës si dhe metoda që ndoqën grabitësit për të arritur kaq lehtë operacionin e tyre ekspres.



Skip to toolbar