Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se edhe testi i dytë ka rezultuar negativ për kontaktin e parë të pacientit zero. Ndërkohë Rama shkruan se ka dalë negativ edhe një pacient tjetër. Por në fakt lajmi mbi rastin e dytë negativ është dhënë 24 orë më parë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. Ishte Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, e cila dha këtë lajm të mirë. “Këtu ka një lajm të mirë sepse një nga gjërat që më bën optimiste është fakti se ne kemi filluar të ritestojmë, dy prej tyre kanë rezultuar të negativizuar. Nesër do vijojmë. Po rritet numri i testimeve tek ata që janë të prekur”, tha Fico të enjten në “Real Story”.
Dy të shëruarit, si u dha lajmi të enjten në Real Story (VIDEO)
AKTUALITET23:03 - 20/03/2020