Nga mbyllja e numërimit brenda vendit, Partia Demokratike ka arritur që të fitojë vetëm 13 mandate në qarkun e Tiranës. Prandaj nga listat e hapura të selisë blu do të hyjë vetëm një kandidat për Kuvendin e ri që do formohet.
E gjitha lufta në Tiranë bëhet për një mandat. “Lufta brenda llojit” është mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, i cili në fillim ishte në avantazh, por së fundmi sipas rezultateve është Tabaku ajo që kryeson me më shumë se 1 mijë vota diferencë.
Përkatësisht Ilir Alimehmeti ka 12990 vota, kurse Jorida Tabaku 14060. Në socialistët për qarkun e Tiranës vazhdon që të kryesojë Blendi Gonxhja me 18109, i ndjekur nga Ervin Hoxha me 14659 vota dhe Erion Braçe me 14380 vota.