Rekord veprimesh konsullore shqiptare, Cakaj: Është përmirësuar shërbimi

AKTUALITET


Përmirësimi i shërbimit dhe punimi me kapacitet të plotë të shërbimeve konsullore të Shqipërisë në botë ka dyfishuar numrin e tyre. Ka qenë vetë ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj, i cili ka bërë një krahasim të shifrave me një vit më parë. Cakaj shkruan se ka ende shumë punë për të bërë, por gjithsesi këto shifra flasin për vullnetin e mirë që kjo ministri po tregon në shërbim të qytetarëve shqiptarë në botë.

Përgjatë periudhës 1 janar – 21 gusht 2018 në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme janë kryer 246186 shërbime konsullore. Kjo shifër është dyfishuar për të njëjtin hark kohor për 2019 duke ofruar 442054 shërbime konsullore nga Drejtoria e Çështjeve Konsullore. Po ashtu, shërbimi konsullor i Përfaqësive, gjatë periudhës 1 janar – 21 gusht 2018 ka kryer 51 635 dhe gjatë 2019 janë kryer 89 691 janë kryer shërbime konsullore.

Për shkak të vëmendjes së shtuar në përmirësimin e cilësisë të shërbimeve ndaj qytetarëve, puna e MEPJ përgjatë vitit 2019 ka shënuar një shifër rekord në ofrim të shërbimeve konsullore. Kjo shifër përfshin: dhënie vizash, vërtetime në rast humbje dokumentesh, vërtetime identiteti, prokura të posaçme e deklarata noteriale, certifikata familjare e lindje, regjistrime fëmijësh, karta ID dhe pasaporta, mes të tjerash!” shprehet Cakaj në postimin e tij.



Skip to toolbar