Dyshohet se kanë abuzuar me fondet e shërbimit, pezullohen 25 policë të Korçës

AKTUALITET


25 punonjës të drejtorisë së policisë Korçë dhe drejtorisë së Kufirit e Migracionit janë pezulluar nga detyra dhe do të procedohen penalisht.

Sipas burimeve nga prokuroria punonjësit e policisë akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve, shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex dhe falsifikimit të dokumentave.


Hetimi është i shtrirë në periudhën 2020-2024 dhe sipas burimeve abuzimi financiar kap një vlerë të konsiderueshme.

Gjithashtu po hetohen në gjëndje të lirë edhe 15 punonjës të tjerë.

Informacionet per të akuzuarit janë siguruar me metoda speciale hetimore ne disa raste duke perdorur dhe pergjimin.




Skip to toolbar