E grabiti dhe e hodhi në rezervuar nipi i burrit, flet kunati i Dritës: Ishin djem të këqij…

AKTUALITET


51 vjeçarja Drita Saliaj nga fshati Gjerbës i Mallakastrës është grabitur, është lidhur dhe më pas është hedhur në rezervuar nga nipi i burrit 16 vjeç dhe dy shokët e tij të cilët janë vënë në pranga nga policia, ndërsa kunati i saj i cili ka ardhur nga Greqia për ceremoninë mortore, tha për mediat se nipi i tij është djalë i keq që ka grabitur madje edhe shtëpinë e tij.

Mitat Saliaj ka qenë në Greqi dhe është kthyer sapo ka mësuar lajmin. Ai ka një shtëpi në fshat e cila është grabitur dhe dyshohet se nga po të njëjtët autorë të vrasjes së 51-vjeçares.


“Unë isha tek djali në Greqi. E kam kunatë Dritën. Erdha të hapja derën, e kanë shqyer derën, e kanë grabitur. Kisha gjëra në shtëpi, motorsharra, korrëse bari, mbi 2-3 milionë . Se di akoma çfarë kanë marrë. Kur isha në Shqipëri vija çdo 2 javë. Edhe mund të jenë ata djem. Ky nipi nuk ka qenë djalë i mirë. Të tërë këta që kanë bërë këtë gjë, ashtu kanë qenë. Çun i keq, drogë e të gjitha gjërat i ka bërë. Të atin e ka brenda”, deklaroi Mitat Saliaj.

51-vjeçarja, e cila u grabit, u torturua dhe më pas u mbyt në rezervuarin e fshatit Gjerbës e lidhur nga tre autorët do të përcillet të mërkurën në banesën e fundit.




Skip to toolbar