“E kapi policia italiane”, Lubonja përmend rastin e vajzës së tij: E paralajmëruan dhe e dërguan në shtëpi

AKTUALITET


Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për miratimin e neneve të qeverisë për të dënuar personat që nuk iu përmbahen kushteve të karantinës, deklaroi se ligjet në fjalë janë të ashpra dhe se burgu i mundshëm do të shkatërronte të rinjtë.

Lubonja përmendi rastin e vajzës së tij, sesei policia e kishte kapur duke thyer rregullat e karantinës dhe thjesht e kishte paralajmëruar.

Lubonja: Vasjar po flet me një njeri që e ka provuar burgun. Sipas këtij ligjiduhet të shkoj në burg, më kap policia pse dal jashtë dhe infektoj një njeri, madje edhe pa dashje.

Vasjari: Lubonja mos bëj përpjekje qe unë mos të humbasë respektin. S’po ta kujtoj burgun. Mos krijo paralele që s’kanë lidhje.

Lubonja: Edhe vajza ime është gjendur në një situatë të tillë në Itali. Meqë do rastin. Vajza ime në Itali, kishte thyer karantinën, kishte dalë me shoqet dhe i kapi policia italiane. I kapi dhe i dërgoi në shtëpi. I paralajmëroi pra.

Ishte paralajmërim, nuk i dërgoi në burg.  Të rinjtë prsh edhe sic janë, janë keq, them unë. Po t’i shtosh edhe burgun, ata bëhen keq e më keq, e nuk duhet të shkojë një i ri në burg për kaq gjë. Edhe kështu sic janë, të rinjtë janë në arrest shtëpie. Do i shkatërroje.



Skip to toolbar