Fatos Lubonja: Pushtetarët po trajnojnë muskujt me ne për të na sunduar më mirë

AKTUALITET


Analisti Fatos Lubonja deklaroi se pushtetarët shqiptarë po trajtojnë muskujt e tyre me popullin shqiptar, në mënyrë të tillë që ta kenë më të lehtë t’i sundojnë ata. 

Gjatë fjalës së tij në emisionin ‘Real Story’, Lubonja analizoi edhe fjalimet e Ramës, ndërsa tha se ky i fundit e cilëson veten shteti, dhe jo qytetarët e tij.

“Nëse vijmë nga një kulturë e dhunës, siç thash se: “Druri ka dalë nga xheneti”, dhe i kemi edukuar me frikë fëmijët me idenë se “jo që shteti jemi ne”, siç e ka Suedia, por “shteti është një gjë që na dënon, që na shfrytëzon e përdhunon shpesh herë”. Atëherë kot që paskemi luftuar për demokraci. Është e vërtetë që është kjo kulturë në Shqipëri, po roli i politikanëve, është se po luftuam për demokraci, siç ka qenë ëndrra që nga 91 e këtej, këto duhet të vinë duket i pakësuar që shteti na shtyp ne. Nëse këtë kulturë që e kemi se ndryshojmë, rriskojmë. E pe si tha kryeministri; “të shpëtova unë, se do ishe në varr”, i tha asaj vajzës. Apo “ju shpëtova se do ishit 18 mijë”. Ai nuk thotë shteti jemi ne, por shteti jam unë. Në këtë kuptim se pranoj atë thënien që; “Populli meriton atë që qeveri që ka”. Populli bëhet pasqyrë e vendit. Këtu nuk është çështja e emergjencës, por është rreziku që nuk e them unë, se gjendja e jashtëzakonshme, duhet të na bëhet e zakonshme. Ka një alarm të madh nga një pjesë e mirë, që në këtë situatë, po trajnojnë muskujt pushtetarët, që të na sundojnë më mirë, që të na i përdorin këto situata nesër.”, tha Lubonja.



Skip to toolbar